Kryediplomatja japoneze viziton Kosovën NULL NULL 12.07.2024 15:40 12.07.2024 15:40 Donika Gërvalla në takim me homologen e saj japoneze, ministren e jashtme Yoko Kamikawa, më 2 prill 2024, në Tokio, Japoni. Foto: MPJ japoneze Ministrja e jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, do të vizitojë Kosovën mes datave 15 dhe 21 korrik. Gjatë kësaj periudhe, ajo do të vizitojë edhe Italinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë. Detaje tjera të agjendës së kësaj vizite nuk janë bërë të ditura në njoftimin e MPJ-ja japoneze, raporton Klankosova.tv. Në prill të këtij viti, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Japoni, ku kishte takuar edhe homologen e saj, Kamikawa. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 15 minuta më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 1 orë më parë