Kryediplomatja flet me homologun nga Kuvajt, për dërgimin e trupave të FSK-së në misione jashtë vendit NULL NULL 21.09.2020 16:39 21.09.2020 16:39 Kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla ka zhvilluar bisedë sot me homologun nga Kuvajt, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah. Haradinaj-Stublla nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook tregon se biseduan për një marrëveshje bilaterale që do të mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqeruajtëse jashtë vendit, njofton Klan Kosova Postimi i plotë i saj: Në margjina të sesionit të 75-të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i cili sivjet për shkak të pandemisë COVID-19 është duke u mbajtur në mënyrë virtuale, bisedova me Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, Ahmad Nasser Al-Mohammed Al-Sabah. Biseduam për temat e interesit të përbashkët duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, veçanërisht bashkëpunimin në fushën e sigurisë, përmes një marrëveshje bilaterale që do mundësojë bashkë-vendosjen e trupave të FSK-së, në misione paqëruajtëse jashtë vendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024