Kryediplomatja belge: Mirëpresim përparimin në raportet Kosovë-Serbi NULL NULL 29.03.2023 19:06 29.03.2023 19:06 Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është takuar me homologen e saj nga Belgjika, Hadja Lahbib. Temë e takimit ndër të tjera ishte edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e fundit e ka mirëpritur përparimin në raportet mes dyja vendeve. Lahbib tha se dialogu duhet të vazhdojë. “Bisedë shumë e mirë me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropian të këtij vendi. Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, tha Lahbib/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Very good exchanges with my counterpart from Kosovo on our cooperation and the European perspective of this country. In this context, Belgium welcomes the progress towards the normalisation of relations between Kosovo and Serbia and calls for further dialogue. pic.twitter.com/Q9gbXanaxl — Hadja Lahbib (@hadjalahbib) March 29, 2023
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023