22:17, 11 Janar 2019

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në ceremoninë e simbolit të dhimbjes që po zhvillohet në Kigali të Ruandës, me ç’rast ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtij shteti që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Këtë vizitë e ka bërë të ditur gazetari Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte për Klan Kosova duke shtuar se pjesë e ceremonisë është edhe ish ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

“Pjesëmarrës në këtë ceremoni është Kryediplomati Behgjet Pacolli, së bashku me ekipin e tij”.

“Aty është edhe ish ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala i cili po ashtu ka qenë i lidhur me një projekt të tillë, kështu duke intensifikuar komunikimin me këtë shtet të rëndësishëm afrikan i cili ende nuk e ka njohur Kosovën”.

“Gjatë këtyre ditëve do të ketë një tentativë të Kryediplomatit kosovar që të zhvillojë takime të rëndësishme me homologun e tij nga Ruanda, për t’i intensifikuar marrëdhëniet midis dy shteteve në mënyrë që ta sigurohet një njohje nga ky shtet”.

“Do të ketë aktivitete të shumta gjatë këtyre ditëve dhe ne natyrisht se do t’i sjellim detajet në edicionet informative të Klan Kosova”.

klankosova.tv

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë