Kryediplomati kroat: Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës NULL NULL 07.03.2023 13:23 07.03.2023 13:23 Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, ka pritur në Zagreb, ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz. Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë që Kroacia e përkrah plotësisht rrugën evropiane të Kosovës dhe është e gatshme t’ia ofrojë përvojën e saj, transmeton Klankosova.tv. Radman tutje ka thënë që me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës. “Diskutuam marrëdhëniet miqësore, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ai. Great to welcome my dear 🇽🇰 @gervallaschwarz in #Zagreb. We discussed friendly 🇭🇷🇽🇰 bilateral relations, as well as the European path of #Kosovo, which we fully support and are ready to share our knowledge and experience. pic.twitter.com/HA20JN4ztU — Gordan Grlić Radman (@grlicradman) March 7, 2023
Kosova Kurti: Për hollësitë e dialogut mund të flasim në seancë me dyer të mbyllura ose me liderë politikë 2 months
Kosova Abdixhiku, Kurtit: Shpifje të thuhet që partitë opozitare provojnë ta rrëzojnë qeverinë me ndërkombëtarët 2 months
Kosova Tahiri (AAK): Sa më prezentë që jeni në Washington, aq më shumë Kosova afrohet me Amerikën 2 months