Kryediplomati grek nesër vjen në Kosovë, do të takohet me krerët e shtetit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kryediplomati grek nesër vjen në Kosovë, do të takohet me krerët e shtetit

NULL NULL
11.03.2023 15:17
Dendias

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, nesër, më 12 mars 2023, do të udhëtojë për në Prishtinë.

Dendias do të ketë një vizitë zyrtare, ku fillimisht do të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidenten kosovare, Vjosa Osmani Sadriu, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme greke, njofton Klankosova.tv.

Më pas ai do të pritet edhe nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.

Në fund, ministri i Punëve të Jashtme greke do të ketë një takim edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.