Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në SPAK NULL NULL 01.11.2024 16:51 01.11.2024 16:51 Foto nga Euronews Albania Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e së premtes në SPAK, ku qëndroi për rreth 20 minuta. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beci nuk dha asnjë koment për mediat, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Sipas medieve shqiptare, nuk dihet nëse është pyetur si person në dijeni për dosje hetimore si kryebashkiak i Shkodrës, apo për kohën kur ka mbajtur postin e kreut të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ditët e fundit disa kryebashkiakë dhe zyrtarë të majtë e të djathtë kanë shkuar në SPAK. Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, deputeti i PD-së, Luan Baçi, deputetja e PD-së, Elda Hoti, ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, Buja Çela dhe deputet i PS-së, Ardian Çela janë disa nga zyrtarët që janë pyetur nga Prokuroria e Posaçme dy ditët e fundit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.