Krusha, dhimbje që nuk shuhet (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 26.03.2023 20:16 nga Drin Demiri 26.03.2023 20:16 Mërzia ishte e madhe tek krushianët të dielën, andaj edhe lotët zor e kishin t’i mbanin. Banorët e Krushës së Vogël, kujtuan të dashurit e tyre, që 24 vjet më parë u vranë nga forcat serbe në masakrën që u bë dy ditë pasi nisën bombardimet e NATO-s. Aty dhe në Krushë të Madhe, u vranë rreth 400 persona. Prej tyre, ka ende të pagjetur. Kjo shton dhimbjen tek familjarët që vendosjen e drejtësisë e kanë kërkesën kryesore, njofton Klan Kosova. Një lloj shprese se kjo mund të arrihet iu dha shefja e shtetit, Vjosa Osmani, e cila ishte për homazhe. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.