Krujë, asgjësohen 1418 rrënjë kanabis sativa - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krujë, asgjësohen 1418 rrënjë kanabis sativa

NULL NULL
02/06/2015
Policia e Krujës ka asgjësuar 1418 bimë narkotike kanabis sativa, gjatë dy operacioneve të koduara “Kurcaj 2015 ” dhe “Malsi 2015”.

Gjatë një kontrolli të ushtruar ditën e martë në fshatin Kurcaj të komunës Nikël dhe në fshatin Shqezë të komunës Cudhi në rrethin e Krujës u gjetën dhe asgjësuan 14 parcela me rreth 1418 bimë narkotike. Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva.

Ato u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia po vijon kontrollin e zonës dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.