Lajmet e fundit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se e ka kapur në flagrancë një konsumator duke e ujitur bahçen përmes një lidhjeje ilegale.
Ata kanë thënë se kyçja ilegale është plombuar, dhe se rasti shkon në gjykatë.
“Keqpërdoruesit e ujit në Drenas edhe në fundjavë do të përballen me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e KRU-së.
“Sot, inspektorët e KRU ‘Prishtina’ në Drenas kanë kapur në flagrancë një konsumator, i cili përmes lidhjes ilegale bënte ujitjen e bahçes dhe pemëve dekorative në hapësirat e banimit kolektiv në Poklek të Ri”.
“Kyçja ilegale është plombuar dhe rasti shkon në gjykatë”.