KRU “Prishtina” me njoftim për borxhlinjtë NULL NULL 20.02.2023 12:21 20.02.2023 12:21 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me shkyçje nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit. Përmes postimit ata kanë treguar edhe disa hapa për të evituar shkyçjen nga shërbimet e ujit, përcjell Klankosova.tv. Hapat që KRU bën thirrje të ndiqen janë: – Paguaj faturën e ujit! – Vizito njërën nga pikat e arkëtimit ose paguaj ONLINE, pa provizion! – Tash mund të shkarkoni aplikacionin e-KRUP në IOS dhe Android! – Aplikacioni e-KRUP në vete ngërthen mënyrën më të lehtë për të bërë pagesa për ujin e shpenzuar, njëherësh kursen edhe kohën tuaj! Sektori i amvisërisë: Paguaj 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogamoje prej 12-36 muaj. Sektori i bizneseve: Paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur riprogramoje prej 12-24 muaj.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 2 months