Lajmet e fundit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka evidentuar 10 raste të shkyçjeve ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë ditës së djeshme.
Sipas KRU “Prishtina”, rastet janë identifikuar në zonat “Malush Kosova”, “Muharrem Fejza” dhe Taukbahçe, ndërsa inspektorët kanë ndërmarrë masat përkatëse ndaj personave të përfshirë.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit, pasi veprime të tilla janë të kundërligjshme dhe mund të sjellin pasoja ligjore.
“Kërkojmë nga të gjithë konsumatorët që të mos ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit, pasi veprimet e tilla janë të kundërligjshme dhe mund të sjellin pasoja ligjore”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv