KRU Mitrovica iu bën thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e ujit NULL NULL 30.03.2020 16:54 30.03.2020 16:54 Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” nëpërmjet një njoftimi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë pagesën e faturave të ujit. “Që nga shfaqja e koronavirusit – Covid 19, në publik ka pasur interpretime e keqinterpretime të ndryshme ne lidhje me pagesat e faturave për shërbime të ndryshme publike, prandaj me këtë rast deshirojmë të informojmë publikun në përgjithësi dhe konsumatorët e ujësjellësit “Mitrovica” në veçanti se pagesat e faturave për shërbimet e ujit dhe shërbimeve të kanalizmit duhet të vazhdohet të paguhen nga konsumatorët e saj; pasi që të njejtat nuk do i paguaj askush tjetër”. KRU Mitrovica thekson se punëtorët e kësaj kompanie e kanë bërë të pamundurën që qytetarët që marrin shërbime të kenë ujë 24/7. “Ujësjellësi “Mitrovica” gjatë këtyre javëve kur po përballemi me probeme shëndetësore për shkak të koronavirusit, nuk ka ndaluar së punuari dhe funksionuari duke pasur parasysh se pavarësisht situatës në të cilëm ndodhemi, popullata/qytetarët kanë nevojë për ujë të pijes në mënyrë që pastërtinë ta mbajnë në nivelin e duhur. Falë punës së punonjësve tanë, kemi arritur që furnizimin me ujë ta kemi 24/7 dhe cilësia e ujit në nivelin më të mirë të mundëshëm; pra në përputhje të plotë me standardet mbi ujin e pijes. Për të arritur këtë sukses përveç përkushtimit maksimal dhe të sinqertë të punonjësve tanë, nevoiten edhe mjete tjera të punës si: lënda e parë, furnzimi me energji elektrike, furnizimi me pjesë rezerve, pagat e punonjësve etj.. të cilat nuk mund të sigurohen në rast se Ju nuk paguani faturat tuaja.” Komunikata e plotë: Të nderuar konsumatorë, Që nga shfaqja e koronavirusit – Covid 19, në publik ka pasur interpretime e keqinterpretime të ndryshme ne lidhje me pagesat e faturave për shërbime të ndryshme publike, prandaj me këtë rast deshirojmë të informojmë publikun në përgjithësi dhe konsumatorët e ujësjellësit “Mitrovica” në veçanti se pagesat e faturave për shërbimet e ujit dhe shërbimeve të kanalizmit duhet të vazhdohet të paguhen nga konsumatorët e saj; pasi që të njejtat nuk do i paguaj askush tjetër. Ujësjellësi “Mitrovica” gjatë këtyre javëve kur po përballemi me probeme shëndetësore për shkak të koronavirusit, nuk ka ndaluar së punuari dhe funksionuari duke pasur parasysh se pavarësisht situatës në të cilëm ndodhemi, popullata/qytetarët kanë nevojë për ujë të pijes në mënyrë që pastërtinë ta mbajnë në nivelin e duhur. Falë punës së punonjësve tanë, kemi arritur që furnizimin me ujë ta kemi 24/7 dhe cilësia e ujit në nivelin më të mirë të mundëshëm; pra në përputhje të plotë me standardet mbi ujin e pijes. Për të arritur këtë sukses përveç përkushtimit maksimal dhe të sinqertë të punonjësve tanë, nevoiten edhe mjete tjera të punës si: lënda e parë, furnzimi me energji elektrike, furnizimi me pjesë rezerve, pagat e punonjësve etj.. të cilat nuk mund të sigurohen në rast se Ju nuk paguani faturat tuaja. Ajo që eshte e natyrëshme është se edhe punonjësit tanë janë qyetetarë, njerz, mbajtës së familjeve të tyre të cilët përveç punës së tyre, duhet të kujdesen edhe për familjet e tyre; sigurimi i ushqimit dhe furnzimimeve tjera sikurse edhe pjesa tjetër e popullatës. Duke u nisur nga fakti se KRU “Mitrovica” është ndërmarrje publike vetefinancuese dhe se nga të hyrat e saja apo nga mjetet të cilat i siguron nga inkasimi i mjeteve nga pagesat e qytetareve për shërbimet e ujit – siguron mjetet për të paguar pagat për punonjësit e saj, borxhet ndaj furnitorëve për: ujin e papërpunuar, furnizimin me energji elektrike, pajisje dhe pjesë rezerve, karburante për makineritë e shum e shum nevoja tjera. Prandaj, bëjmë THIRRJE të sinqertë që konsumatorët tanë të gjëjnë mënyra për të bërë pagesën e faturave të tyre për shërbimet e ofruara nga ujësjellësi. Pagesat e tyre konsumatorët mund ti bëjnë në pikat arkëtuese të zakonshme pasi që të njejtat punojnë nga e Hena deri të Shtunden dhe atë nga ora 08:00 gjer në 16:00. Besojmë se “thirrja” jonë do të hasë në mirekuptiimin e plotë të konsumatorëve tanë në Mitrovice, Vushtrri dhe Skenderaj dhe se bashkarisht- mundemi dhe do te ia dalim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë