Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kroosi, lojtari i parë që mund ta fitojë Evropianin pa klub

NULL NULL
30.06.2024 18:44
Toni Kroos
Toni Kroos

Toni Kroosit sot i ka skaduar kontrata me Real Madridin.

Legjenda gjermane njoftoi se do të pensionohej në fund të këtij sezoni.  Ndonëse karriera e tij për klube ka mbaruar zyrtarisht sot, ai aktualisht po luan me Gjermaninë në EURO 2024.

Tashmë, ai e ka arritur çerekfinalen e kësaj gare dhe gjermanët konsiderohen edhe tradicionalisht ndër favoritët për të fituar kampionatet, qoftë ato evropiane, qoftë ato botërore.

Kësisoj, triumfi potencial i Kroosit me Gjermaninë do ta bënte atë lojtarin e parë që e fiton Evropianin pa qenë i angazhuar në ndonjë klub. /klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.