"Krom" në festivalin Karlovy Vary - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Krom” në festivalin Karlovy Vary

NULL NULL
03/06/2015

Premiera botërore e filmit “Krom”, me skenar dhe regji nga Bujar Alimani, do të shfaqet  në edicionin e 50-të të Festivalit të madh të Filmit në Karlovy Vary të Çekisë, njoftoi Qendra Kinematografike e Kosovës.

Filmi që sjell për herë të parë në Karlovy Vary producentin Valon Jakupaj është pjesë e programit East of the Ëest.

Filmi flet për një nënë memece e cila pas dy humbjeve të bashkëshortëve i duhet të vazhdoj të rrisë fëmijët e të jetojë edhe ajo vetë jetën e prerë përgjysmë. Djali i saj pesëmbëdhjetëvjeçar përpiqet të njohë veten në një adoleshencë të vështirë mes shkollës dhe minierës së kromit.

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës, Shqipërisë, Gjermanisë dhe Greqisë, me producentët Tefta Bejko, Valon Jakupaj, Anita Elsani, Thanos Anastopoulos dhe Stella Theodorakis. Përveç mbështetjes nga Qendra Kinematografike e Kosovës është mbështetur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.

Në këtë film luajnë:Fredjon Ruci, Klodjana Keco, Mirela Naska, Kasem Hoxha, Denis Shira, Xhevdet Dod, Albulena Kryeziu etj.