Kroati vitias në kushte të rënda (VIDEO) NULL NULL 28.09.2022 20:32 28.09.2022 20:32 Rruga që po përshkohet, tregon qartë arritjen në një vendbanim të braktisur. Ardhjen e të huajve në Vrenez të Vitisë, që dikur ishte i mbushur me pjesëtarë të komunitetit kroat, e vëren menjëherë, Petar Periq. 83 vjeçari jeton fillikat këtu, e në kushte të rënda. Ky refuzon ta lëshojë fshatin, ani se komuna i gjeti zgjidhje. “Më e mirë është shtëpia ime, kjo që është, e ku ndihem rehat. Më mirë këtu se sa të bredh rrugëve të Vitisë apo Shkupit ku ka zhurmë, e fëmijë që mund të më godasin me top”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv. Ekzekutivi lokal i propozoi disa opsione, që plaku as që deshi t’i dëgjojë. Ai nuk po jep as të dhënat personale për të marrë ndihmë me para nga Komuna. Të ardhurat e vetme, të moshuarit që ka një vajzë që i jeton në Kroaci i mbeten 150 eurot e pensionit nga puna në Shkup. Ankesën kryesore ky ka rrymën që i mungon tash e disa ditë. Në komunë thanë se janë duke biseduar me KEDS-in për një zgjidhje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë