16:11, 26 Shkurt 2020

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit.

Ambasadorja kroate i ka uruar detyrën ministres Bajrami, ndërsa ka theksuar se Kroacia mbetet e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në arsim.

Bajrami falënderoi Ambasadoren për mbështetje, ndërsa theksoi rëndësinë që ka për Kosovën bashkëpunimi me Kroacinë në të gjithë sektorët, e veçanërisht në atë të arsimit.

Ajo e informoi ambasadoren Barishiq për gjendjen në arsim në vendin tonë dhe programin qeverisës që synon përmirësimin e gjendjes.

Në takim, ndër të tjera, u bisedua edhe rreth mësimit të gjuhës kroate në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht të gjuhës shqipe në Universitetin e Zagrebit.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë