Kroacia dhe Shqipëria ndahen në paqe NULL NULL 19.06.2024 17:06 19.06.2024 17:06 2:2 ka përfunduar ndeshja në mes të Kroacisë dhe Shqipërisë. Ishte kombëtarja shqiptare ajo e cila realizoi e para, me Qazim Laçin, i cili realizoi në minutin e 12-të. Në pjesën e dytë erdhën dy gola të shpejtë nga kroatët. Golin e parë e shënoi Andrej Kramariq derisa i dyti ishte autogol nga Klaus Gjasula. Por, në fund Gjasula e përmirësoi gabimin e vet, duke e barazuar rezultatin dhe duke ia mundësuar “Kuqezinjve” ta nxjerrin një pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.