Lajmet e fundit

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur të barazojë rezultatin në sfidën e fortë ndaj Spanjës, falë një aksioni spektakolar të nisur nga një harkim perfekt.
Përballja mes dy përfaqësueseve po dhuron ritëm të lartë, teksa kroatët gjetën reagimin e duhur për të rivendosur baraspeshën, raporton Klankosova.tv.
Në qendër të vëmendjes ishte veterani 37-vjeçar, i cili me një superkrosim të matur me milimetër nga krahu dërgoi një top të artë brenda zonës së rreptësisë, duke shërbyer për mrekulli për golin e barazimit.