Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kriza në Lindjen e Mesme: Lufta e largët do të ketë ndikim edhe në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
22.06.2025 20:26

Intervenimi ushtarak amerikan në Iran mori vëmendjen e akterëove kryesor në planet ditën e diel.

Kthimi i  fokusit të superfuqisë botërore kah Lindja e Mesme zor se do të lë vend që ata të merren edhe me tensionet në Ballkan.

Involvimi i ShBA-së në luftën e Izraelit me Republikën Islamike do të ketë ndikim në Kosovë edhe në aspektin ekonomik.

Një njohës i kësaj fushe pohon se rreziku për ngritjen çmimeve tashmë është rritur ndjeshëm.

Probleme do të ketë edhe në disa fusha të tjera jetike.

Krizë pritet të ketë sidomos tek furnizimi me naftë.

Kështu pohojnë edhe nga Shoqata e Naftëtarëve, ku kryetari i saj, Fadil Berjani, tha se ka gjasa që çmimet e derivateve të rriten në mënyrë ekstreme.

Megjithatë, Berjani bëri thirrje që qytetarët mos të panikojnë meqë edhe në rajon Kosova dallohet sa i përket çmimeve më të arsyeshme./Klankosova

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.