Lajmet e fundit

Fitim Llapashtica është trajneri i ri i FC Vushtrrisë.
Ai është zyrtarizuar në krye të klubit nga Vushtrria këtë të enjte.
Llapashtica e ka udhëhequr skuadrën vushtrriase edhe në vitin 2019- 2020, ndërsa tani rikthehet sërish në krye të ekipit, me synimin për të nisur një kapitull të ri.
“Një fytyrë e njohur rikthehet aty ku e njeh mirë ambientin, klubin dhe tifozët tanë. Fitim Llapashtica është trajneri i ri i FC Vushtrrisë. Ai e ka udhëhequr skuadrën tonë edhe në vitin 2019- 2020, ndërsa tani rikthehet sërish në krye të ekipit, me synimin për të nisur një kapitull të ri. Llapashtica sot zhvilloi stërvitjen e parë me skuadrën, ndërsa nesër e pret edhe sfida e parë – një ndeshje miqësore ndaj FC Mitrovicës, në Mitrovicë. I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese ne vazhdim”, thuhet në njoftim.
FC Vushtrria është në krizë të rezultateteve që nga inkuadrimi i saj në Superligë. /Klankosova.tv