Kriza e emigrantëve: Udhëheqësit e BE-së takohen në Bruksel NULL NULL 15.10.2015 09:12 15.10.2015 09:12 Udhëheqësit evropianë do të diskutojnë sot masat për të lehtësuar krizën e emigrantëve në rajon ku fokusi në këtë takim do të jetë Turqia, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Gati 600.000 emigrantë kanë arritur në BE nga deti deri më tani këtë vit nëpërmjet Turqisë, thotë Organizata Ndërkombëtare për Migrim. Udhëheqësit e BE-së po kërkojnë një bashkëpunim sa më të ngushtë me Turqinë, e cila mund të presë deri në 2 milionë emigrantë, shumica e tyre pritet të mbërrijnë nga Siria për shkak të luftës. Në këmbim, Turqia duhet të ndërmarrë masat të ndryshme, duke përfshirë edhe zbatimin e procedurave të azilit dhe duke i dhënë përparësi hapjes së 6 qendrave të pritjes së refugjatëve, të cilat do të ndërtohen me bashkëfinancim nga BE-ja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “UÇK-ja ka ndarë mirënjohje për degën e LDK-së”, Ferati flet për bashkëpunimin UÇK-LDK në Mitrovicë gjatë '98-ës 4 minuta më parë