Lajmet e fundit

Humbja 2-1 ndaj Atletico Madridit ka rikthyer kritikat ndaj Real Madridit. Analisti dhe ish-futbollisti i klubit, Alvaro Benito, tha se problemet e skuadrës janë më të thella dhe kanë vazhduar prej më shumë se dy vitesh.
Edhe gazetari dhe zëvendësdrejtori i “AS”, Tomas Roncero, kritikoi ashpër paraqitjen e skuadrës dhe kërkoi ndryshime në formacion, duke përmendur aktivizimin e Diomandes dhe lënien e Viniciusit në stol.
Kritikat kanë shtuar presionin mbi Jose Mourinhon pas humbjes në derbi. /Klankosova.tv