Kritika e AAK-së, Devollët bënë shumë në Pejë, Kurti jo (VIDEO) NULL NULL 17.01.2025 20:45 17.01.2025 20:45 Mbi tapetin e kuq po kalon secili pjesëmarrës. E krejt këta po i pret, e po u flet për dore kandidati pejan për deputet nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla, dikur njëri nga ushtarët më të rinj të UÇK-së. Disa nga të ardhurit hyjnë brenda në sallë, e shumë prej tyre po e presin të vijë këtu vëllau i kryetarit të Aleancës me ekipin e tij. Pritjen në të ftohtë e harruan kur u erdhi Daut haradinaj. Brohorimat për të nuk munguan. Mysafiri pati një kritikë simpatike për nikoqirin e këtij tubimi, kur pa mbështetjen e këtushme. Nga ky vend i Pejës, Haradinaj i pati disa fjalë për shefin e qeverisë aktuale në Kosovë, të cilën e quajti dështake, në lidhje me ofendimet që sipas tij, Albin Kurti ua bëri sipërmarrësve të kësaj ane, Shkelqim e Blerim Devolli. Dy këta vëllezër, sipas ish komandanti i UÇK-së, kanë bërë më shumë për këtë qytet dhe krejt shtetin sesa që ka punuar kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij për katër vjet qeverisje. Haradinaj e kritikoi Kurtin dhe qeverinë për mos ndërtim të rrugëve nëpër rajonin e Dukagjinit, por nuk u ndal as me akuza për sic tha, dëmtimin e raporteve ndërmjet shqiptarëve nëpër shtetet ku ata jetojnë. E dikush në këtë tubim nuk harroi ta lëvdoi vëllanë e Dautit, Ramushin me te cilin tha se nuk matet Albin Kurti e as kandidatet e partive tjera për kryeministër. Kur tubimi përfundoi, pjesëmarrësit që dolën nga këtu, morën me vete premtime për reforma në arsim, shëndetësi, e më shumë investime në krejt fushat e tjera, nëse koalicioni AAK-Nisma merr qeverinë, pas 9 shkurtit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.