Lajmet e fundit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor për krime me lufte serbin Millorad Gjokoviq, i cili dyshohet se gjatë kohës së luftës, ka kryer krime në Ozdrim të Pejës.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë-Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri tha se sipas aktakuzës Gjokoviq i cili ishte i uniformuar dyshohet se ka keqtrajtuar rreth 40 shqiptarë në mënyrë çnjerëzore.
"Krejt sipas aktakuzës që është ngritur në vitin 2023, thuhet se ky, tashmë Gjokoviq, ishte i uniformuar në atë kohë ku fillimisht kishte kontribuuar në arrestimin e 40 personave, të cilët i kishin dërguar fillimisht në një garazh në Pejë, në shupë që ndryshe u njihej edhe me emrin si "shupa e Shemit", në të cilën pra i kishin keqtrajtuar shqiptarët, i kishin rrahur e i kishin lënë... i kishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore pra 40 prej tyre", tha ai.