Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krimet në Istog, Joliq s’pranon se torturoi shqiptarët (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 28.04.2023 20:17
Casllav Joliq

Prokuroria Speciale që ish-policin serb Casllav Joliq po e akuzon për torturim dhe trajtim çnjerëzor të të paktën tre qytetarëve të Istogut, po thotë se kanë mbledhur prova e dëshmi që ai të mos lirohet.

Madje u tregua edhe një detaj për të cilin do të flet mjeku që trajtoi viktimat që do të vijnë në gjykatore.

“Nexhmedin Curri u maltretua aq shumë sa ishte trajtuar në kushte shtëpiake me pështjelljen e trupit me pastaqi”, tha prokurori Ilir Morina, njofton Klan Kosova.

Ndonëse numri nuk u tregua, u tha se dëshmitarë kundër Joliqit, ka jo pak.

E bash hallin e dëshmitarëve e pati edhe avokati i ish-policit. Veç Miodrag Bërkljaq po kërkon që serbët që do ta mbrojnë Joliqin të dëshmojnë virtualisht, pasi në Kosovë nuk po vijnë dot.

“Ata nuk po  guxojnë të vijnë këtu të japin deklaratë që ta mbrojnë klientin tim, për një arsye të thjeshtë ata po frikësohen që edhe vetë do të jenë të arrestuar”, deklaroi Miodrag Bërkljaq, avokat i të akuzuarit.

Ndonëse nuk e siguruan që kërkesa e tij pranohet, trupi gjykues premtoi punë në këtë drejtim.

Serbët jo, por shqiptarët që dyshohet se ishin viktimë e Joliqit do të fillojnë dëshminë me 29 e 30 qershor.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.