Lajmet e fundit

Ekipet e Njësisë Speciale operative të Policisë së Kosovës, bastisën mëngjesin e së dielës disa shtëpi në Zubin Potok, e ku arrestuan 9 persona.
Këta, Prokuroria Speciale dyshon se kryen krime lufte teksa u konfiskuan edhe prova materiale.
Aksioni i koduar “Dosja 23” lidhet drejtpërdrejt me vrasjen dhe zhdukjen e atij që njihet si “Grupi i Intelektualëve”, që u gjetën këtë verë në një varrezë masive në Kalludër e Jabukë.
Puna që u bë këtë 27 shtator u mirëprit nga Komisoni Qeveritar për Personat e Zhdukur. Ndërkohë në drejtësi besojnë edhe Shoqata “Zëri i Prindërve” në Mitrovicë.
Ndiqni kronikën në vazhdim: