Krijuesi i Super Marios falënderues edhe ndaj kritikave të këqija për filmin - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krijuesi i Super Marios falënderues edhe ndaj kritikave të këqija për filmin

NULL NULL
28.04.2023 14:16

Shigeru Miyamoto, krijuesi i franshizës Super Mario Bros. ka thënë që është mirënjohës për vlerësimet e këqija që i ka marrë filmi Super Mario Bros. Movie.

Ai ka thënë që pikërisht edhe kritikat kanë ndihmuar shumë që filmi të tubojë para.

“Kam pasur një nivel të pritshmërive që ky film do t’ia dilte mirë, mirëpo isha shumë i befasuar që i tejkaloi të gjitha atoi që i kisha imagjinuar kur doli”, ka thënë Miyamoto për Japanese Press.

“Përderisa shumë kritikë të huaj i kanë dhënë filmit vlerësime të ulëta, mendoj që po ashtu ka kontribuuar në famëkeqësinë dhe rritjen e vëmendjes për filmin”.