Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krijohen lehtësira për hapjen e organizatave joqeveritare

NULL NULL
17.01.2017 16:38

Ministria e Administratës Publike të mërkurën do të lansojë “Sistemin elektronik për Organizatat Joqeveritare”.

Drejtori në Departamentin për OJQ në këtë ministri,  Bajram Kosumi ka thënë për Klan Kosova se ka disa muaj që po punojnë për këtë projekt i cili do të krijojë lehtësira për të gjithë ata që dëshirojnë të hapin organizata joqeveritare apo edhe të kryejnë shërbime të tjera për organizatat e tyre.

Ky sistem sipas Kosumit do të ofrojë shërbime elektronike online dhe ato mund të kryhen nëpërmjet web faqes së Ministrisë së Administratës Publike.

Realizimi i një projekti të tillë sipas Kosumit ka qenë shumë i nevojshëm pasi sipas tij kjo u lehtëson punën edhe drejtuesve të OJQ-ve por edhe punonjësve të MAP-it.

Ai bëri të ditur se ky projekt kësaj ministrie i ka kushtuar afro 18 mijë euro. Në Kosovë veprojnë rreth 9 mijë e 100 Organizata Joqeveritare, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.