'Krijo Arratisje' - vepra e re e Banksy-t e punuar në murin e një ish-burgu (VIDEO)

‘Krijo Arratisje’ – vepra e re e Banksy-t e punuar në murin e një ish-burgu (VIDEO)

NULL NULL
1 month më parë

Një fushatë për të shndërruar një ish-burg në qytetin anglez Reading, në një vend arti, duket se e ka fituar edhe mbështetjen e artistit misterioz Banksy.

Kjo pasi artisti anonim e ka konfirmuar se vepra që ndodhet në njërin prej mureve që e rrethojnë burgun është punuar nga ai, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Banksy këtë e ka konfirmuar duke e postuar një fotografi të punimit në llogarinë e tij në Instagram.

Në veprën njëngjyrëshe duket një burrë duke u arratisur përmes një litari të punuar prej letre e cila rrjedh nga një makinë shkrimi.

Punimi i Banksy-t u shfaq të hënën jashtë Reading – burg ky ku ka qëndruar shkrimtari i mirënjohur Oscar Wide, i cili ka shërbyer dy vjet për “sjellje të pahijshme”.

Burgu është mbyllur në vitin 2013 dhe aktivistët duan që i njëjti të shndërrohet një vend arti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Banksy (@banksy)

klankosova.tv