Krijimi i veçantë hipnotizues (Video) NULL NULL 02.06.2015 11:25 02.06.2015 11:25 Njeriu krijoi një ‘cunami të mermertë’ hipnotizues. Një njeri i quajtur Jelle Bakker, i cili është i prekur nga një lloj i lehtë i autizmit, e ka mahnitur internetin me një krijim të tij. Ai ka përdorur 11 mijë toptha të mermertë për të realizuar një performancë të veçantë, e cila sipas tij i ka marrë kohë rreth një muaj. Këtë video ai e ka vendosur në youtube, ku i ka mbi 11 mijë ndjekës. Toptha të mermertë dëgjohen duke krijuar zhurmë interesante. Ky kreacion epik e ka zgjuar imagjinatën e komunitetit online, pasi disa njerëz i krahasonin lëvizjet e topthave me vetë jetën: “Ne të gjithë kemi ngjyrë, peshë dhe formë të ndryshme, dhe po ashtu marrim rrugë të ndryshme gjatë jetës, por në fund të gjithë përfundojmë në destinacion të njejtë”, ka shkruar një komentues. Për më tepër, kjo video ia vlen të shikohet edhe vetëm për faktin e zgjuarsisë së këtij krijuesi. https://www.youtube.com/watch?v=UxcJfaoK5xg *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Ekspertët thonë se gratë duhet të flasin me burrin për atë që ndodh në dhomën e gjumit 1 week