Krijimi i një smartphone konsumon 13 ton ujë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krijimi i një smartphone konsumon 13 ton ujë

NULL NULL
18/05/2015
A e dini se për të prodhuar një telefon të gjeneratës së fundit duhen plot 13 ton ujë, ndërsa për një palë çizme duhen të paktën 14.5 ton? Po, është e vërtetë, sipas një studimi të Friends of Earth.

Rrjeti i organizatave ambientale në 74 vende të ndryshme ka kryer një studim mbi impaktin që kanë objektet e përdorimit të zakonshëm mbi burimet e globit.

Studimi “Mind your step”  i bën thirrje industrisë globale të ketë vëmendjen jo vetëm tek ndikimi i karbonit të prodhimeve të tyre, por edhe në të dhëna të tjera të rëndësishme si konsumimi i burimeve hidrike dhe të tokës.

Sipas këtij raporti, për të prodhuar një palë çizme lëkure duhen 14.5 ton ujë dhe 50 metër katror tokë.

Për një telefon të mençur smartphone duhen 13 ton ujë dhe 18 metër katror tokë.  Për një kuti çokollatash duhet 1.5 ton ujë e tokë për materialet që përdoren për amballazhim.  Kjo rritet me 84 për qind, referuar vetëm tokës, për sektorin e lodrave.