Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kreu manovra të rrezikshme dhe përplasi me veturë 5 këmbësorë në Tiranë, prangoset 39-vjeçari (VIDEO)

NULL NULL
14.06.2025 18:47

Një 39-vjeçar është kapur nga policia shqiptare pasiqë i njëjti ka kryer manovra të rrezikshme me automjet në Tiranë ku edhe ka përplasur 5 këmbësorë.

Sipas njoftimit të policisë, ai e kishte braktisur automjetin në vendin e aksidentit dhe ishte larguar.

Poashtu bëhet e ditur se pos bllokimit të automjetit, 39-vjeçarit I është vënë masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit, transmeton Klankosova.tv.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.