Kreu i OEK-së, Kosovën e quan vend me fat që ka një aset si “M&Sillosi” NULL NULL 02.08.2024 14:35 02.08.2024 14:35 Me rastin e përfundimit të sezonit të korrje-shirjeve, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë lidere për prodhimin e miellit, hambarin “M&Sillosi” në Xërxë të Rahovecit, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Dardan Shala. Ky i fundit e njoftoi mysafirin për rendimentet që fermerët i sollën te lideri i pakonkurrencë në rajon, e stinën e verës e quajti sezon rekord për kultivimin e grurit, dhe njëherësh bëri të ditur se është rritur edhe numri i fermerëve. Ndërsa i pari i Odes Ekonomike të Kosovës, Rafuna, u shpreh i lumtur me suksesin e kompanisë “M&Sillosi” dhe me rritjen e rendimentit të grurit këtë sezon. Rafuna po ashtu e përgëzoi kompaninë “M&Sillos” për investimin në logjistikë dhe për rritjen e besueshmërisë së fermerëve që e depozituan grurin në këtë kompani. Mes tjerash, Lulzim Rafuna e quajti Kosovën vend me fat që ka një aset siç është “M&Sillosi”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.