Lajmet e fundit

Me rastin e përfundimit të sezonit të korrje-shirjeve, kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, vizitoi kompaninë lidere për prodhimin e miellit, hambarin “M&Sillosi” në Xërxë të Rahovecit, ku u prit nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Dardan Shala.
Ky i fundit e njoftoi mysafirin për rendimentet që fermerët i sollën te lideri i pakonkurrencë në rajon, e stinën e verës e quajti sezon rekord për kultivimin e grurit, dhe njëherësh bëri të ditur se është rritur edhe numri i fermerëve.
Ndërsa i pari i Odes Ekonomike të Kosovës, Rafuna, u shpreh i lumtur me suksesin e kompanisë “M&Sillosi” dhe me rritjen e rendimentit të grurit këtë sezon.