Krenar Komoni, sipërmarrësi i teknologjisë që po korr suksese në Amerikë (VIDEO) NULL NULL 10.06.2022 18:17 10.06.2022 18:17 Krenar Komoni është një emër i njohur në botën e zhvillimit të teknologjisë. Ai ka zhvilluar ide të reja në analitikën e të dhënave, logjistikën dhe dizajnin elektronik për gati 20 vjet. Si një novator dhe lider tregu, ai ka zhvilluar dhe udhëhequr me sukses ekipe ndërfunksionale. Së fundmi, Krenari themeloi kompaninë Global Supply Chain Visibility Tive, Inc. dhe aty shërben në rolin e drejtuesit ekzekutiv. Tive ka mbledhur 80 milionë dollarë deri më sot dhe po ndryshon zinxhirin e furnizimit dhe industrinë e logjistikës në botë. Tive është një platformë e bazuar në cloud, që përdor sensorë për të kapur të dhëna kritike në kohë reale, ndërsa produktet dërgohen në mbarë botën. Jashtë punës, Krenari shërbeu si koordinator mbështetës për Komitetin e Aktiviteteve Studentore të Rajonit 1 IEEE (IEEE është organizata më e madhe teknike profesionale në botë, e dedikuar për avancimin e teknologjisë për të mirën e njerëzimit), ku aty mentoronte studentët mbi temat e lidershipit dhe sipërmarrjes. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.