Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta bën thirrje për më shumë dashuri NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot ditën e kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Meta në një postim në Facebook ka përmendur edhe njëherë veprën e saj të rëndësishme, që ka lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, ndërsa bëri thirrje që kjo ditë të shërbejë si ditë reflektimi. “Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, shkroi mes të tjerash kreu i shtetit shqiptar në mesazhin e tij, duke risjellë në kujtesë shprehjen e Shën Nënë Terezës dhe duke bërë thirrje për më shumë dashuri.