Kremlini: S'jemi në dijeni për misionin e paqes nga Vatikani - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kremlini: S’jemi në dijeni për misionin e paqes nga Vatikani

NULL NULL
04.05.2023 12:24
russia

Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin, e konfirmoi të mërkurën ekzistencën e një “misioni paqeje” të Vatikanit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, disa ditë pasi Papa Françesku zbuloi një operacion sekret në të cilin tha se po punohej.

Por, Kremlini ka deklaruar se nuk janë në  dijeni të ndonjë plani të detajuar paqeje nga Vatikani, por se i dijnë qëllimet e Papës për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

“Ne e dimë se Papa po mendon vazhdimisht për paqen dhe ne e dimë se Papa po mendon se si mund të përfundojë ky konflikt,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Papa tha të dielën e kaluar se misioni i paqes “nuk ishte ende publik”.

Françesku ka ofruar më parë të veprojë si ndërmjetës midis Moskës dhe Kievit dhe rregullisht ka bërë thirrje për paqe.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

Vatikani konfirmon misionin e paqes për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë