“Krejt po blejnë pëlqime, Albin Kurti i pari në listë” (VIDEO) NULL NULL 21.01.2025 19:30 21.01.2025 19:30 Liderët dhe partitë politike duket se nuk i kanë shpëtuar trendit të blerjes së pëlqimeve, shpërndarjeve e komenteve false në platforma sociale online. Vendin e parë e zë kryeministri i vendit, Albin Kurti. I pari i qeverisë ka një ushtri të tërë prapa e cila e mbështet në çdo postim, por edhe sulmon ata që shihen si kundërshtarë të tij, raporton Kiks Kosova. Valon Kerolli, njohës i rrjeteve sociale, ka vërejtur se kushdo që sulmon partinë në pushtet, atëherë aktivizohen botët e automatizuar dhe profili që kritikon partinë, vërshohet nga komentet negative. E mënyra më e mirë për të vërejtur nëse shikimet janë false në një video, sipas Kerollit, është disproporcioni mes numrit të shikimeve në video dhe pëlqimeve që ajo video ka. Blerja e gjithë këtyre botëve, Kerolli thotë se mund të bëhet edhe me një metodë më të avancuar, pra përmes kriptovalutave. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 36 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë