Krejt Kosova mburret me Distria Krasniqin (VIDEO)

Krejt Kosova mburret me Distria Krasniqin (VIDEO)

NULL NULL
nga Haris Ademi 2 months më parë

Distria Krasniqi ia kënaqi zemrën gjithë Kosovës. Medalja e artë që xhudistja 25 vjeçare e fitoi që në ditën e parë të Lojërave Olimpike, i ka gëzuar thuajse secilin, andaj lavdet për të janë të shumta.

Kosovarët thonë se, veç suksesit personal, Distria e artë e bart mbi supe edhe imazhin e mirë që ia krijoi vendit.

Vlerësime të larta ka edhe për trajnerin Driton Kuka, që po cilësohet si personi që po krijon kampionë.

Për Distria Krasniqin, por edhe Majlinda Kelmendin që ishte e para që solli medalje të artë olimpike në Kosovës, qytetarët thonë se janë shembuj për t’u ndjekur nga gjeneratat e reja, e sidomos nga vajzat.