Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krejt çka tha Ramush Haradinaj sonte në Rubikon (VIDEO)

NULL NULL
08.02.2023 20:47

22:14 – Haradinaj pyetet për braktisjen e Kosovës nga Amerika:

              S’ka mundësi, është prish me gjysmën e botës për ne 

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po e vlerëson të gabueshme mënyrën se si po ndodhë nxitja e dyshimeve drejt Amerikës, nga partia në pushtet, për t’i dalë në mbrojtje qeverisjes së Albin Kurtit.

I pyetur nga panelistët në Rubikon, nëse ka gjasa që Kosovës t’i ndodhë braktisja, siç bëri SHBA me tërheqjen e trupave të saj nga Afganistani, Haradinaj u shpreh:

”Janë naivë ata që po krijojnë kampanja, apo nxitje të mendimeve, për mua janë duke bërë gabime të mëdha. Është gabim kusho që mundohet me e mbrojtë qeverinë e [Albin] Kurtin, duke sulmu e urrejtje, e duke nxit dyshime në vlerat e Amerikës në këtë vend, janë duke e dëmtu Kurtin, Vetëvendosjen, e Kosovën”.

”Nuk ka mundësi veni që publikisht, e botërisht, është prish me gjysmën e botës për ty”, përgjigjet Haradinaj, transmeton klankosova.tv.

”Pra, kur e ka bombardu Serbinë, një pjesë e madhe e botës janë bashku kundër. Nuk ka mundësi, sponsorit kryesor i shtetit tënd, pa të cilin ti sot s’guxon me lanë policinë tënd në veri, nuk ka mundësi me pasë asnjë interesim të dobësimit të Kosovës, përkundrazi ka raste që e kanë mbrojtë Kosovën nga vet ne, për të mos leju Kosovën me gabu”.

”Asociacionin nëse do Kosova ta bëjë kundër vetes, Amerika s’e lejon. Ata kanë deklaru”.

E duke folur për fuqinë e SHBA-së dhe qasjen e tyre për çështjen e asociacionit, Haradinaj tha se ka garanci të lartë nga ta, se nuk do të ketë një pushtet të tretë apo cenim të territorit, përcjell klankosova.tv.

”Nuk janë amerikanët të trembur as prej meje [Ramush Haradinajt], as prej teje [Adriatik Kelmendi], as prej [Albin] Kurtit. Kur del ai vet amerikani thotë: Nuk lejojmë as pushtet të tretë, as Republika Sërpska, as kurgjo. Nuk po thotë që po ia bëjmë presionin, por nuk po duan”.

Ai madje u shpreh se për këtë flet vet edhe marrëveshja e hartuar evropiane, ku për çështjen e implementimit apo zbatimit të asociacionit, pika mbetet e hapur për diskutim.

”Nenet e marrëveshjes asnjë gerëm si ndryshon kërkush, as nuk janë të ndryshueshme. Marrëveshja në vete nuk ndryshon, është e negociueshme. Implementimi dhe statute i asociacionit është i hapur”.

”Nëse vjen puna tek implementimi i asociacionit, Kurti dhe qeveria duhet të kenë kujdes të madh, mos me iu përvjel ndonjë rrezik që me iu kthye në pengesë më tutje. Por edhe këtu besoj Kosova do ta ketë përkrahjen maksimale, që mos me leju cenimin e shtetit”.

21:41 – Haradinaj: Me marrëveshjen evropiane për normalizim, ne divorcohemi nga Serbia (VIDEO)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se e do marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, për dy qëllime, që sipas tij, padyshim përfiton Kosova.

Haradinaj u shpreh në Rubikon se me çështjen e asociacionit, njëjtë ndodheshin edhe vite më parë me marrëveshjen e demarkacionit, siç specifikon ai, ujdi e trashëguar, nënshkruar nga dikush tjetër, përcjell klankosova.tv.

”Asociacioni edhe sot nuk m’pëlqen. Edhe Kurti s’ka faje për asociacionin, që e ka trashëgu Kosova. Na ka ra në shpinë, barrë, si demarkacionin dikur, që dikush e ka nënshkru, e të ka mbetë në derë”.

”E njëjta situatë është sot. Mirëpo me menaxhimin që po e bënë Kurti, me rebelizma me veprime të njëanshme në veri, ka arrit të sjell pasoja juridiksionit të Kosovës”.

”Nëse më pyesni ju mua: Pse Haradinaj ke qejf me ndodhë marrëveshja?”

”Unë them për dy qëllime. Marrëveshja plani franko-gjerman, nuk është e mirë, nuk e ka njohjen por e ka krejt përspektivën tonë ndërkombëtare. Ne divorcohemi nga Serbia, por qëllimi pse unë dua të ndodhë marrëveshja sa ma shpejt, është se sa më shumë që vonon, ne humbim juridiksion në veri. Çdo ditë që kalon, është mënyrë e pavarësimit me mënyrën sesi zhvillohet jeta në veri”’.

”Me arritjen e marrëveshjes, ne menjëherë fillojmë procesin e juridiksionit në gjithë territorin e Kosovës dhe marrim përkrahjen e amerikanëve, për t’u vendos juridiksioni në gjithë territorin e Kosovës. Kur po them përkrahjen e amerikanëve, nuk po i përjashtoj edhe përfaqësuesit e QUINT-it, por e them se SHBA, sepse dihet kush është garanti i parë”.


21:29 – Haradinaj, Kurtit: Po të ishte në vijë me SHBA, do shkonte më shpesh atje e jo Daçiqi (VIDEO)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, lidhur me siç thotë ai dobësimin e Kosovës në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj u shpreh në Rubikon se një gjë të tillë e dëshmon ‘ngrirja’ e qeveritarëve për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell klankosova.tv.

”Kryeministri Kurti, po të ishte në vijë me ta, do të ishte shku më shpesh në SHBA, apo qeveria e tij, e jo Daçiqi”.

”Veprimet e Kurtit nuk janë strategjike, asnjëra prej tyre. Negocimi për targat me amerikanët, Kurti ka pasë mundësi me iu thanë amerikanëve: nëse vi unë me këtë plan që po ma jepni, që po e pëlqej shumë, cilat garanca janë për asociacionin?”.

”Mos të harrojmë Kurti aftësinë që me e praptësu gjërat, e ka dobësuar me pozicionin e vet, ky është veç i qortuar, dhe si qeveri është e ngrirë, nuk është kjo mënyra si ti e forcon pozicionin tonë me amerikanët”.

”Edhe nëse e ka qëllimin me e dobësu asociacionin, e ka pasë mundësinë kur ia kanë kërku tabelat, me u ulë e me thanë: apo ma ndihmoni në çështjen e asociacionit”.


21:20 – Haradinaj: Kurti s’po e do derën që na e hapi SHBA, e mbylli dhe iku në çdo aspekt (VIDEO)

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherit i pari i AAK-së, është shprehur i shqetësuar me qasjen e kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, karshi raporteve dhe kërkesave të SHBA-së.

Kjo meqë Haradinaj në Rubikon me Adriatik Kelmendin, u shpreh se kryeministri Kurti në vend që të bashkëpunonte, e ka mbyllur derën që vet aleati më i fuqishëm ndërkombëtar ia hapi Kosovës, transmeton klankosova.tv.

”Amerika e do Kosovën, popullin e Kosovës, por edhe kjo lidhje e jona e veçantë, varet, ose ndryshe thënë forcohet nëse kemi projekte të përbashkëta”.

”Sa isha atje, shihet një ndryshim i madh në implementimin e kësaj marrëdhënie, pra mungonte cilido zyrtar i qeverisë tonë. Në anën tjetër, ishte prezent, zëvendëskryeministri i Serbisë, Daçiq me një delegacion të madh, dhe së fundit e pamë vizitën e shefit të ushtrisë serbe në Pentagon”.

”Pra, mund të themi se ka një mungesë të aktivitetit të qeverisë tonë, dhe shihet një angazhim më i madh i Serbisë, për të gjetë mirëkuptim me Ëashingtonin zyrtar”.

”SHBA na e ka hapë derën por ne s’po e duam atë derë. Pra, s’po e do kryeministri ynë, qeveria jonë. Por, SHBA s’e ka mbyllë derën as për vende të tjera të rajonit, për të gjitha e ka hapë, por kryeministri ynë nuk po e do këtë derë. I ka ikë kësaj dere në çdo aspekt të punës së vet, dhe shihet situate jonë në Ëashington”.

”Ishte nder për mua pritja që na u bë, si mua dhe zotrit Krasniqi dhe të tjerëve që ishin atje, mirëpo nuk është në rregull mungesa totale e qeverisë tonë”.

”Pyetja shtrohet,- Kur është hera e fundit, që qeveria jonë ka qenë në Amerikë?”

”Dhe nëse e merr kohën prej kur kërkush nga qeveria jonë s’ka qenë në Amerikë, dhe numëron vizitat e zyrtarëve serbë, hetohet dallimi”.

”Hetohet që ata po e pranojnë atë derë, dhe po punojnë me Ëashingtonin, ndërsa hetohet që tek ne, kryeministri ynë për shumë arsye e ka mbyllë atë derë. Nuk na e ka mbyll Amerika neve, atë derë, por ky ia ka mbyll vetes dhe qeverisë”.

”Pozicioni i Kosovës është i dobësuar”.


 

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është i ftuari i sotëm në Rubikon.

Përballë Dardan Sejdiut dhe Rrahman Paçarizit, Ramush Haradinaj flet për të gjitha zhvillimet aktuale në vend si dhe qëndrimet e AAK-së përballë këtyre zhvillimeve.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.