Krejt çka foli Borreli me liderët e Ballkanit Perëndimor, nga lufta deri te çmimet e energjisë (VIDEO) NULL NULL 21.09.2022 11:48 21.09.2022 11:48 Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, priti të martën në një drekë jozyrtare në Nju Jork liderët e Ballkanit Perëndimor, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sipas njoftimit, temë diskutimi mes Borrellit dhe liderëve të Ballkanit ishte trajtimi i pasojave të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës në çmimet e ushqimeve dhe energjisë si dhe stabilitetin e sigurisë në Evropë e Botë, njofton Klankosova.tv. “Përfaqësuesi i Lartë Borrell theksoi mbështetjen që BE-ja po i jep Ballkanit Perëndimor për të rritur sigurinë e energjisë dhe për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj kibernetik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se BE dhe Ballkani Perëndimor do të vahzdojnë të përballen së bashku në sfidat globale që vijnë nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Weber thotë se kritikat që vijnë nga Prishtina për ndërmjetësuesit perëndimorë “kanë bazë” 17 minuta më parë