7:22, 21 Nëntor 2019

IFC, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, dhe Programi Global i Bujqësisë dhe Sigurisë së Ushqimit (GAFSP), janë duke ofruar 9 milion euro kredi për tri institucione mikrofinanciare (IMF) për të shtuar mundësinë e qasjes në financa për agrobizneset e vogla dhe fermerët në Kosovë.

Kreditë për Agjencinë për financa në Kosovës (AFK), Trustin KEP (KEP), Kreditimin Rural të Kosovës (KRK) përbëjnë pjesë të strategjisë së gjerë të IFC-së dhe GAFSP për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat në fushën e agribiznesit në Kosovë nëpërmjet rritjes së financimit për ndërmarrjet mikro dhe të vogla. Sektori i bujqësisë aktualisht nuk shërbehet mjaftueshëm nga bankat, duke iu limituar zhvillimin bizneseve të vogla dhe fermerëve.

“Angazhimi i tre IMF-ve lidere për të arritur një ndikim sistemik është qenësore për përfshirjen financiare të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla në Kosovë”, tha Thomas Lubeck, Menaxher rajonal i IFC-së për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore. “Ndihma e ofruar me financim këtyre bizneseve të vogla nëpërmjet mikrofinancimit paraqet një prej mënyrave më direkte të IFC-së për të luftuar varfërinë dhe për të zhvilluar ndërmarrjet private, sidomos ato në sektorin e bujqësisë.”

Financimi i IMF-ve përbëhet prej tri pakove të pasiguruara të shkrira të financimit nga Dritarja e Sektorit Privat e IFC-së dhe GAFSP: 2 milion euro për AFK, 4 milion euro për KEP, dhe 3 milion euro për KRK. Secila prej kredive është e ndarë barabarësisht në mes IFC-së dhe GAFSP. Gjithashtu, GAFSP është duke e mbështetur një projekt për Shërbimet e këshillimit për të ngritur kredidhënien për bujqësi në Kosovë.

“Në një segment të shërbyer jo mjaftueshëm nga bankat, mbështetja e IFC-së dhe GAFSP është çelësi i qëndrueshmërisë së bizneseve të klientëve tanë në Kosovë,” tha Vahdet Anadolli, ShE i AFK-së, shkruan Ekonomia Online, transmeton Klan Kosova.

“Kjo kredi do ta ngrit ndjeshëm kapacitetin tonë kredituese për t’i dhënë kredi bujqve në Kosovë,” tha Shpend Nura ShE, KEP. “Një pjesë e konsiderueshme e portofolit tonë kreditor i është caktuar ndërmarrjeve të vogla dhe mikro në agrobiznes dhe bujqësi.”

“Segmenti i klientëve të financuar nga KRK, kryesisht fermerë me hyrje të ulëta e të parregullta të parave , janë të kategorizuar si klientë me rrezik të lartë dhe nuk janë nën synimin e bankave,” tha Lulzim Sadrija, ShE i KRK. “Ne luajmë një rol kritik për t’u siguruar që ata të kenë qasje në fonde për të gjeneruar të hyra dhe për të krijuar vende punë të reja.”

Të tri IMF-të janë klientë ekzistues të IFC-së, ku AFK dhe KEP janë pranues të kredive nga Dritarja e Sektorit Privat për vitin 2018 e IFC dhe GAFSP për mbështetjen e veprimtarisë së kreditimit të sektorit bujqësor.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë