Krasniqi: VV-LDK po i frikohen marrjes së përgjegjësive NULL NULL 16.12.2019 14:40 16.12.2019 14:40 Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Milazim Krasniqi, ka thënë se dy partitë fituese të zgjedhjeve në tentim të formimit të koalicionit qeverisës, Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po frikohen nga marrja e përgjegjësive për të marrë mbi supe problemet me të cilat po përballet vendi. Krasniqi që ishte njëri ndër themeluesit e LDK-së, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se VV-ja dhe LDK-ja lehtësisht mund ta formojnë Qeverinë nëse kanë vullnet politik për ta bërë. “Nëse VV-ja dhe LDK-ja kanë vullnet politik ato lehtësisht mund ta formojnë Qeverinë dhe në atë rast të konsolidohet Kuvendi, Qeveria dhe pastaj në proces mund të zgjidhen problemet e tjera. Por, ky bllokim inatçorë në një çështje të vetme dhe çështje që nuk u përket në këtë fazë përnjëmend tregon diçka tjetër, po më duket nganjëherë tregon frikën e tyre nga marrja e përgjegjësive, po më duket s’kanë qenë psiqikisht të përgatitur për të marrë përgjegjësinë, e vërteta është se vendi ka shumë probleme, ballafaqohemi me shumë sfida, por ata tashmë kanë fituar dhe do të duhej të silleshin si fitues dhe të merrnin përgjegjësinë për të konstituuar institucionet”. Duke folur për pozicionin e Vjosa Osmanit në bisedimet e të dyja partive për të formuar koalicionin qeverisës, Krasniqi tha se Vjosa Osmani po përdoret politikisht nga Albin Kurti dhe vetë partia e saj (LDK) dhe në rast se vendi do të shkon në zgjedhje të reja kjo do ta rritë elektoratin e Albin Kurtit. “Vjosa Osmani, ka fillu me më ardhë gjynah prej saj sepse është një figurë që ka fitu shumë vota dhe është duke u keqpërdorur në mënyrë të pandershme në njërën anë nga Albin Kurti në përpjekje të saj të sinqerta, por edhe naive që të arrihet kompromisi ndërsa në anën tjetër duke anatemuar edhe nga vetë pjesëtarët e partisë së saj. Unë jam i bindur që nëse kjo vazhdon atëherë kjo i konvenon Albin Kurtit shumë sepse nëse Vjosa konsumohet si figurë dhe nëse shkohet në zgjedhje të reja atëherë Albin Kurti mund ta rritë fitoren e vetë elektorale sepse do të binte elektorati që e votoi Vjosa Osmani”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 1 orë më parë