Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla

NULL NULL
17.01.2025 21:54

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka treguar Lëvizja Vetëvendosje që nga nisja e fushatës e deri më sot.

Sipas tij, VV gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore ka treguar:

-Shpërndarje të shtesave financiare prej 70 milionë euro, si përpjekje për blerje votash;

-Thirrje për dhunë dhe përdorim të gjuhës fyese ndaj opozitës;

-Keqpërdorim i pozitës në KQZ për përfitime politike;

-Bojkot i mediave dhe ikje nga debatet publik;

-Përdorim i policisë për qëllime politike pa respektuar rregullat ligjore;

-Kapje të institucionit të pavarur siç është Komisioni i Pavarur për Media;

-Nënshkrimi i kontratave të punës në KEK shoqërohet me marrjen e kartelës së anëtarësimit në parti;

-Sulme ndaj bizneseve të mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla.

“Pushteti i përqendruar në duart e një partie të vetme politike u jep aq shumë vetëbesim, saqë fillojnë të mendojnë se dinë edhe të këndojnë!”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi në facebook. /klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.