Krasniqi: Vizita e Kurtit në Amerikë është private NULL NULL 17.05.2022 22:05 17.05.2022 22:05 Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Krasniqi thotë se vizita e Kurtit në Amerikë është private, njofton Klankosova.tv. “Vizitat zyrtare mund të zgjasin prej 3-4 ditë, vizitat shtetërore, që janë të nivelit më të lartë, zgjasin zakonisht nga katër ditë, por kjo nuk është as vizitë zyrtare as shtetërore, por kjo është vizitë private”, është shprehur Krasniqi në “Rubikon”. Ai tregon edhe arsyet se pse është vizitë private, sipas tij, nuk ka protokoll zyrtar e shtetëror. “Nuk ka protokoll zyrtar, nuk ka protokoll shtetëror, është vizitë private, me vjen keq, nuk ka përcjellje as nga ana e institucioneve të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kemi parë video të kryeministrit duke e vozitë ambasadori i Kosovës, e jo shërbimi i sigurimit të shtetit”, shtoi ai. Tutje, Krasniqi thotë se Kurti duhet të takohet me dikë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë. “Kemi parë edhe agjendën e vizitave, ka qenë në takime me bashkatdhetarë, janë takime të mira, por jo vizitë të karakterit zyrtar, deri tash nuk ka. Unë shpresoj shumë se nuk kthehet pa u takuar me dikë të nivelit të lartë”. “Duhet me hy në Shtëpi të Bardhë, kryeministri të qëndrojë dy javë nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e pashembullt”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë