Krasniqi: Vendimi i Qeverisë Kurti për shtesat për një e dy muaj, rast tipik i abuzimit për përfitime të partisë në pushtet

Krasniqi: Vendimi i Qeverisë Kurti për shtesat për një e dy muaj, rast tipik i abuzimit për përfitime të partisë në pushtet

NULL NULL
1 month më parë

Analisti Albert Krasniqi po vlerëson se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për shtesat e pagesave të skemës sociale, është abuzim me resurset shtetërore.

Kjo sipas Krasniqit, meqë këto veprime po bëhen në kohë fushate nga Qeveria Kurti, për të përfituar Lëvizja Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve të 14 nëntorit, përcjell Klankosova.tv.

”Vendimi i Qeverisë – në kohë të fushatës zgjedhore – për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për dy muaj; dhe për ndarjen nga 100 euro shtesë për pensionistët për një muaj; është rast tipik i abuzimit me resurset shtetërore për përfitime të partisë në pushtet. Kësisoj, dëmtohet procesi zgjedhor përmes krijimit të pabarazisë zgjedhore me partitë tjera në opozitë.

Aq më keq, kur për forma të tilla të abuzimit keni kritikuar qeveritë e kaluara – keni kërkuar mbështetje për të vepruar ndryshe – dhe tani kur e keni rastin, e bëni pikërisht të njëjtën.

Ka mbetur vetëm edhe të premtohet që Zhegra dhe Zhuri do të bëhen komuna”.