Krasniqi takon kandidatët e PDK-së, fton qeverinë të ofrojë siguri për zgjedhjet në veri - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Krasniqi takon kandidatët e PDK-së, fton qeverinë të ofrojë siguri për zgjedhjet në veri

NULL NULL
19.04.2023 15:13

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim katër kandidatët e këtij subjekti politik të cilët garojnë në zgjedhjet e 23 prillit në komunat veriore.

“Pata kënaqësinë të takoj kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetarë të komunave në veri të vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale – Taulant Kelmendin, kandidat për Mitrovicën e Veriut, Albulena Behluli-Hetemin, kandidate për Leposaviq, Izmir Zeqirin, kandidat për Zubin Potok dhe Ilir Pecin, kandidat për Zveçan”, është shprehur Krasniqi, njofton KlanKosova.tv.

“Në këtë takim diskutuam për përgatitjet në lidhje me këtë proces që do të mbahet të dielën, më 23 prill, dhe për gatishmërinë e kandidatëve të PDK-së për të marrë përgjegjësi udhëheqëse dhe për të qeverisur për të gjithë qytetarët, pa dallim, përkundër sfidave për shkak të tensioneve në këtë pjesë të vendit. Ata janë të vendosur që ta kryejnë punën e tyre me përkushtim të paepur dhe për këtë e kanë mbështetjen e plotë timen dhe të PDK-së”.

Krasniqi ka bërë ftesë që pavarësisht se procesi zgjedhor organizohet kryesisht nëpër qendra alternative të votimit, qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Po ashtu, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet përkatëse të sigurisë, angazhim maksimal për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS