Lajmet e fundit

Të dielën, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza zhvilluan një takim, në të cilin u diskutua dënimi i ish-krerëve të UÇK-së.
Po ashtu u raportua se Kurti u takua edhe me liderin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me këtë, në Speciale të Klan Kosovës, gazetari Vullnet Krasniqi tha se problemi është se klasa politike po sillet sikur Gjykata Speciale ka ndodhur sot.
“Problemi është se kjo klasë politike po sillet sikur Gjykata Speciale po ndodh sot, ka ndodh dje, sepse kjo gjykatë ka qenë politike, se kjo gjykatë nuk ka qenë aspak në rregull, këtë gjykatë është dashur ta trajtojmë qysh më herët, para 4-5 viteve, kemi pa në çfarë procese ka kaluar Haga, e kemi parë në çfarë faktesh është mbështetur Haga, e ka pa qysh e ka ndërthurur dhe ka dashur që luftën tonë me bë një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, tash këto veprime janë veprime sikur ne kemi besuar në këtë gjykatë, sikurse ne kemi prit nga kjo gjykatë diçka të mirë”, tha Krasniqi.