Krasniqi: Rusia dhe Vuçiq kanë një projekt për destabilizimin e Kosovës NULL NULL 09.08.2022 23:59 09.08.2022 23:59 Publicisti, Milazim Krasniqi, deklaroi se ajo që tashmë dihet është se Rusia dhe Vuçiqi kanë një projekt për destabilizimin e Kosovës dhe se kjo i duhet Rusisë për të krijuar një lloj paralelizmi me krizën në Ukrainë dhe për t’ia futur një thikë në shpinë NATO-s në zonën që ajo kontrollon. Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai tha se prandaj kryeministri, qeveria jonë dhe institucionet tona duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që të shmangin konfliktin, ta shmangin futjen në skemat e Serbisë dhe të Rusisë. “E vërteta është që Serbia nuk guxon me hy me ushtrinë e vet në Kosovë për shkak të KFOR-it dhe mandatit që ka NATO-ja, por rreziku është nga rebelimi eventual i serbëve të veriut që në atë rast do të kishin të bënin më një konflikt civil, dhe ajo do të ishte pak a shumë versioni që e kemi parë në Gjerogji me Abhazinë, ose që po e shohim në Ukrainë me Donjeskun dhe Luhanskun që është thjesht një model rus për të krijuar kriza dhe pastaj kur kriza të gangrenizohen atëherë të fillojë intervenimi i shtetit”. “Për mendimin tim, në këtë aspekt prioritet do të duhej të ishte një lloj moratoriumi për këtë çështje për disa muaj dhe pastaj hapja e dialogut me serbët dhe hartimi i draftit për bashkësinë e komunave serbe me të cilën do të fillojë të zgjidhet procesi politik që në fakt është një obligim ndërkombëtar i Kosovës për ta themeluar atë bashkësi, sepse nëse ajo nuk formohet dhe nëse ndodh rebelimi në veri, atëherë kam frikë që ne nuk do të kthehemi më në pikën për formimin e bashkësisë së komunave, por do të shkohet drejt federalizmit të Kosovës, dhe kjo do të ishte një katastrofë për funksionimin e shtetit të Kosovës”, deklaroi mes tjerash Krasniqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Meksikë: U dyshua për rrëmbimin dhe vrasjen e një 8-vjeçareje, turma vret brutalisht gruan (FOTO) 7 minuta më parë
Kosova Lajçaku përfundon detyrën si emisar për dialogun, nga shtatori me post të ri 19 minuta më parë